Përdoruesit dhe rolet në WordPress

Në WordPress kemi mundësi të menaxhojmë rolet e kategorive të ndryshme të përdoruesve, respektivisht të përcaktojmë çfarë privilegjesh ka në Web sajt.

Janë 5 kategori të përdoruesve:

  1. Administrator
  2. Editor
  3. Author
  4. Contributor
  5. Subscriber

1. Administrator

Roli i administratorit është më i rëndësishmi dhe një administrator mund:

  • të shtojë postime të reja
  • t'i redaktojë postimet ekzistuese të cilitdo anëtar
  • t'i fshijë postimet
  • t'i instalojë, konfigurojë dhe fshijë pluginat
  • t'i instalojë, konfigurojë dhe fshijë temat
  • t'i shtojë, modifikojë apo fshijë të dhënat e përdoruesve të tjerë

2. Editor

Editorët kanë kontroll të plotë ndaj përmbajtjes së Web sajtit.

Ata mund:

  • të shtojnë postime të reja
  • t'i redaktojnë postimet ekzistuese
  • t'i publikojnë postimet
  • t'i fshjnë postimet

Këto privilegje i kanë si në raport me postimet e veta, ashtu edhe të të tjerëve.

Editorët po ashtu mund t'i menaxhojnë komentet, por nuk mund t'i ndryshojnë parametrat e sajtit, të instalojnë tema apo plugina, apo të shtojnë përdorues të rinj.

3. Author

Autorët mund:

  • të shtojnë postime të reja
  • t'i redaktojnë, publikojnë apo fshijnë postimet e veta
  • të shtojnë tags në postimet e veta.
  • t'i shohin edhe komentet ende të paaprovuara, por nuk mund t'i menaxhojnë.

Ata nuk mund të shtojnë kategori të reja, por mund të zgjedhin nga kategoritë ekzistuese.

Sikurse editorët, as autorët nuk mund t'i menaxhojnë parametrat e sajtit, temat apo pluginat.

4. Contributor

Kontributorët mund:

  • të shtojnë postime të reja
  • t'i redaktojnë postimet e veta
  • të shtojnë tags në postimet e veta.
  • t'i shohin komentet, edhe ato që nuk janë të aprovuara, pa mundësi të menaxhimit të tyre

Kontributorët nuk mund të publikojnë postime, as të krijojnë kategori të reja, por as edhe të ngarkojnë fajlla si p.sh. fotografi.

Sikurse editorët dhe autorët, as kontributorët nuk mund t'i menaxhojnë parametrat e sajtit, temat apo pluginat.

5. Subscriber

Abonentët mund të autentikohen në sajt dhe t'i përditësojnë profilet e tyre. Poashtu mund ta ndryshojnë fjalëkalimin e vet.

Nuk mund të shtojnë postime të reja.

Sikurse editorët, autorët, dhe kontributorët, as abonentët nuk mund t'i menaxhojnë parametrat e sajtit, temat apo pluginat.