Testimonials

Më pëlqeu shumë trajnimi, ku të gjitha gjërat spjegohen, deri në detajet më të vogla, gjë që kjo më bëri t'i kuptojë shumë qartë dhe mirë, gjitha gjërat që janë përfshirë në trajnim. E rekomandojë tek të gjithë, që deshirojnë të marrin një përvojë profesionale. I really enjoyed the training, where everything is explained, down to the smallest detail, which made me understand very clearly and well, all the things related to training. Recommend it to anyone who wants to get a professional experience.
~ Endrit Susuri
Më: 25.05.2020
Kursi: WordPress
Vlerësimi: 5
Trajnimi ka qenë në nivel të mirë, besoj se janë baza të mjaftueshme për të vazhduar kodimin në Laravel.
~ Argjend Llumnica
Më: 24.05.2020
Kursi: Laravel
Vlerësimi: 5
Shumë i kënaqur, e rekomandoj tek të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë.
Very satisfied, I recommend it to anyone who wants to learn.
~ Gentian Krasniqi
Më: 24.05.2020
Kursi: Laravel
Vlerësimi: 5
Komenti im rreth këtij kursi është tejet pozitiv. Çdo gjë ka qenë e spjeguar në detaje duke filluar nga gjërat bazike e deri ato më të ndërlikuarat. Po ashtu, profesori Tahir Hoxha ka qenë shumë i përkushtuar duke na ofruar materiale dhe referenca për çdo nevojë apo pyetje që e kemi pasur.
My comment about this course is extremely positive. Everything has been explained in detail from the basic things to the most complex ones. Also, Professor Tahir Hoxha has been very dedicated by providing us with materials and references for any needs or questions we have had.
~ Arbonita Sylejmani
Më: 23.05.2020
Kursi: Web Design
Vlerësimi: 5
U ndava më se i kënaqur me kursin për Laravel, përmbajtja e duhur dhe mësimet me shembuj shumë praktik. Gjatë kursit zhvilluam një Web aplikacion (e-commerce) nga 0 dhe mësuam praktikat më të mira në Laravel. Profesori Tahir Hoxha ofroi ndihmë dhe pas orarit të kursit. Të gjithë ata që dëshirojnë të avancohen në karrierën e tyre si zhvillues dhe si PHP developer ua rekomandoj. 10/10. Do t'i ndjekja përsëri orët mësimore. Më se i rekomanduar.
I was more than happy with the Laravel course, the right content and the lessons with very practical examples. During the course we developed a Web application (e-commerce) from zero and learned the best practices in Laravel. Professor Tahir Hoxha offered assistance even after the course schedule. I recommend to all those who want to advance in their career as a developer and as a PHP developer. 10/10. I would attend classes again. More than recommended.
~ Gazmend Sahiti
Më: 22.05.2020
Kursi: Laravel
Vlerësimi: 5
Sinqerisht , jam shumë i kënaqur nga ky kurs, besoj se është një përgatitje shumë e mirë për kurse më komplekse si Laravel framework. Profesori Tahir Hoxha u mundua që të na përgatisë vazhdimisht dhe pjesa që më ka pëlqyer gjithashtu ka qenë ajo e sigurisë së Web aplikacionit, të cilës i është dhënë një rëndësi e veçantë. Ua rekomandoj të gjithë atyre që dëshirojnë të kyqen në botën e Web development.
Honestly, I am very pleased with this course, I believe it is a very good preparation for more complex courses like Laravel framework. Professor Tahir Hoxha tried to prepare us constantly and the part I also liked was that of the security of the Web application, which was given a special importance. I recommend to all those who want to join the world of Web development.
~ Kushtrim Haziri
Më: 21.05.2020
Kursi: PHP/MySQL
Vlerësimi: 5
Faleminderit shumë për ndihmën dhe përkrahjen tuaj gjatë trajnimit, ka qenë përvojë shumë e mirë dhe kemi mësuar shumë.
~ Leonit Shaqiri
Më: 21.05.2020
Kursi: Web Design
Vlerësimi: 5
Ishte kënaqësi të isha student në kursin e Web Design në ICK, ku profesor ishte Tahir Hoxha. Në këtë kurs mësova shumë dhe jam përgaditur për këtë fushë. Shpjegimi ishte fenomenal dhe i kuptueshëm. Ligjëratat online ishin të organizuara në mënyrë profesionale. Unë ua rekomandoj këtë kurs të gjithë atyre që u intereson të mësojnë Web Design.
~ Ardijan Thaçi
Më: 21.05.2020
Kursi: Web Design
Vlerësimi: 5
Me këtë kurs jam tepër i kënaqur, sidomos me spjegimin tepër të qartë nga ana e profesorit Tahir Hoxha. Edhe pse në fakultet e kemi pasur një semestër vetëm rreth PHP, nuk i kam ditur shumë gjëra e të cilat i mësova nga ky kurs, sidomos kalimin nga kodi i shkruar në mënyrë procedurale te arkitektura MVC, si dhe aspektin e sigurisë. Faleminderit për të gjitha!
~ Valon Krendali
Më: 20.05.2020
Kursi: PHP/MySQL
Vlerësimi: 5
Është njëri ndër kurset më të mira që kam ndjekur ndonjëherë. Jam ekstremisht i kënaqur me mënyrën dhe qasjen e shpjegimit të problematikave gjatë ligjërimit. Kursi ka qenë për nivelin mesatar, por ka pasur edhe baza për fillestarë, ndersa ka qenë shumë i mirëseardhur për mua. Personalisht jam tepër i kënaqur me profesorin, sinqerisht. Kam mësuar shumë.
It's one of the best courses I've ever taken. I am extremely satisfied with the way and approach of explaining the problems during the lecture. The course has been for intermediate level, but there have also been basics for beginners, while it has been very welcome to me. Personally I am very pleased with the professor, honestly. I learned a lot.
~ Adnan Vila
Më: 20.05.2020
Kursi: PHP/MySQL
Vlerësimi: 5
Plotësisht i kënaqur sikurse me kursin gjithashtu edhe me ligjërimin e profesorit i cili mundohet që edhe në mënyrën më të thjeshtë t'i sqarojë mësimet dhe problemet. Iu rekomandoj të gjithëve.
Completely satisfied with the course as well as with the lecture of the professor who tries to explain the lessons and problems in the simplest way. I recommend it to everyone.
~ Taulant Bajrami
Më: 20.05.2020
Kursi: Laravel
Vlerësimi: 5
Kursi perfekt, ligjeruesi shumë i kuptueshëm në spjegim.
~ Feston Shkodra
Më: 20.05.2020
Kursi: WordPress
Vlerësimi: 5
Jam shumë e kënaqur me kursin e WordPress. Mendoj që mënyra e spjegimit është shumë e kuptueshme, e spjeguar detajisht, gjë që nevojitet në këtë drejtim. Ju faleminderit!
~ Blerta Topalli
Më: 20.05.2020
Kursi: WordPress
Vlerësimi: 5
Fillimisht jam falënderuese për njohuritë e ofruara në mënyrën më efikase dhe më të kuptueshme për ne. Po ashtu shumë e rëndësishme është edhe pjesa e videove te cilat na mundesojnë që t'i kuptojmë edhe më mirë të gjitha informatat e dhëna gjatë kursit me rishikimin e tyre. Mund të them se është një ndër kurset më të mira që kam ndjekur deri tani.
~ Orika Musliu
Më: 20.05.2020
Kursi: Laravel
Vlerësimi: 5
Shumë i kënaqur me kursin, kam fituar shumë njohuri dhe jam aftësuar me të vërtet shumë për të ardhmen rreth Web Design dhe më shumë. Mënyra e shtjellimit të temave rreth këtij krusi më ka mudësuar të avansohem shumë me lehtë në ketë drejtim.
~ Leotrim Rexhaj
Më: 19.05.2020
Kursi: Web Design
Vlerësimi: 5
Bravo profesorit Tahir Hoxha dhe stafit të ICK. Edhe pjesa e online e ligjërimit ka qenë e organizuar shumë mirë dhe efektive.
~ Arta Hasani
Më: 19.05.2020
Kursi: Web Design
Vlerësimi: 5
Ishte një mundësi e mirë për mua ta ndjek këtë kurs. Së pari ligjërimi ka qenë i shkëlqyeshëm, duke marrë parasysh se një përqindje e lartë e ndjekësve të kursit kanë qenë të rinj në PHP. Më pas ideja e krijimit të një web aplikacioni dalëngadalë na ka ofruar mundësi ta zhvillojmë më shumë idenë e krijimit të aplikacioneve dhe të mendojmë se si funksionojnë ato. Qasja në kohë pandemie ishte mëse e kënaqshme duke mbajtur mësim online si dhe videot e postuara më pastaj e kane ngritur cilësinë e kursit. Një faktor shumë i rëndësishëm ka qenë korrektësia, si nga ana e spjegimit ashtu edhe nga ana administrative e postimit të fajllave dhe video-inçizimeve. Ua rekomandoj këtë kurs të gjithë atyre që duan të futen në botën e krijimit të Web aplikacioneve.
~ Margarita Dibrani
Më: 19.05.2020
Kursi: PHP/MySQL
Vlerësimi: 5
Trajnimi ka qenë shumë i mirë dhe atraktiv. Profesor Tahir Hoxha ka qenë i shkëlqyeshëm në shpjegim. Ju rekomandoj ta ndjekni këtë trajnim.
The training has been very good and attractive. Professor Tahir Hoxha has been excellent in explanation. I recommend you to attend this training.
~ Yll Sojeva
Më: 19.05.2020
Kursi: Laravel
Vlerësimi: 5